Mbi shtatë mijë raste aktive me COVID-19

Mbi shtatë mijë raste aktive me COVID-19

Me 158 rastet e konfirmuara të enjten, numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka shkuar në shtatë mijë e 156, njofton Insajderi.

Që nga 13 marsi kur u konfirmuan dy rastet e para, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 106 mijë e 22 nga 546 mijë e 741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë, kështu numri i viktimave ka shkuar në dy mijë e 198 raste të vdekjes.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 346 pacientë duke e çuar në 96 mijë e 668 numrin e përgjithshëm të të shëruarve./Insajderi.com