Mbijetesa e një të burgosuri të burgut të Dubravës vjen në ekran kinematografik

Mbijetesa e një të burgosuri të burgut të Dubravës vjen në ekran kinematografik

Filmi me skenar e regji nga Arbër Krasniqi, “Back Home”, ka përfunduar xhirimet të cilat një pjesë e tyre u bënë në Kosovë e një pjesë tjetër në Amerikë.

Ky film sjellë në kastën e aktorëve: Arbër Krasniqi, Astrit Rexhaj, Nathalie Jean, Kastriot Saqipi etj, ndërsa drejtor artistik është Robert Essel, kamera nga Isak Duraku, dhe Kreshnik Marke – USA.

“Back Home”, pasi mori mbështetje nga biznese private ai mori mbështetje edhe nga Komuna e Prishtinës.

“Back Home” është film që trajton pasojat e luftës së fundit në Kosovë, nga perspektiva e një të mbijetuari të masakrës së burgut të Dubravës. Në film trajtohet se si Mali, personazhi kryesor i filmit, i mbijeton masakrës së burgut të Dubravës më 1999, falë ndihmës që i jep Kryqi i Kuq amerikan të cilët e dërgojnë Malin në ShBA për shërim meqë ai kishte pësuar amnezi. Pas trajtimit disavjeçar, i kthehet kujtesa dhe kthehet në Kosovë tek familja. Ai e gjen fshatin e djegur totalisht, nga ku e kupton që edhe familja e tij ishin ekzekutuar nga policia serbe. Krejt çka gjen Mali është këpuca e Tinës, bijës së tij tre vjeçare.

Projekti është përkrahur nga Sefer Susuri, Vëllezërit e Bashkuar, Mentor Veliu, Skylfer Fazlija, Troi Film, B2B Communication, Gegnia Film , AIA Production Tv Metro USA, GEGNIA Film, NOLI Hair Sallon etje, më vonë edhe nga Komuna e Prishtinës.

Producentja e filmi Valetina Maloku ka bërë të ditur për KultPlus, se janë afër një marrëveshje me një shtëpi filmike nga Franca për postprodhim./ Insajderi.com