Mblidhet AAK-ja në Deçan, Haradinaj: Alenaca e gatshme për epilog

Mblidhet AAK-ja në Deçan, Haradinaj: Alenaca e gatshme për epilog

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se partia e tij, dega në Deçan ka mbledhur sot strukturat e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se AAK është gjithmonë e organizuar dhe e mobilizuar.

“Sot një takim pune me strukturat e Aleancës në Deçan. Aleanca në Deçan si gjithmonë e organizuar dhe mobilizuar, e gatshme për epilogun e radhës. Me krenari e dinjitet!”, ka shkruar Haradinaj.

Ky mobilizim ka ardh pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit pasi që siç ka thënë është ftuar si dyshuar nga Gjykata Speciale.

Përveç Haradinajt të ftuarit tjerë janë edhe Bsilim Zyrapi, Sokol Bashota dhe Jakup Krasniqi. /Insajderi.com