Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit ka filluar mbajtjen e mbledhjes nga ora 11:00.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe anëtarët e Kryesisë do të diskutojnë për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Grupi Parlamentar i PDK-së.

Në këtë mbledhje do të diskutohet gjithashtu edhe për aktgjykimin e Kushtetueses për vendimin e Qeverisë që kufizon lirinë e lëvizjes.

PDK-ja ka mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për të mbajtur seancën e jashtëzakonshme ku pritet të diskutohet dhe miratohet një pako emergjente për të ndihmuar 218 mijë punëtorë në sektorin privat dhe mbështetjen e 60 mijë bizneseve private.