Mblidhet Kryesia e PDK-së: Diskutohet gjendja me pandeminë

Mblidhet Kryesia e PDK-së: Diskutohet gjendja me pandeminë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt ku është diskutuar për situatën me pandeminë COVID-19.

Të dielën u raportuan 36 të vdekur, ndërsa të hënën 20 sosh.

“Anëtarët e Kryesisë së PDK-së, diskutuan për shqetësimin që po shfaqin qytetarët e Kosovës të cilët po kërkojnë në vazhdimësi termine për vaksinim, të cilat nuk mund t’i marrin për shkak të mungesës së vaksinave. Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese, për faktin se Kosova është në fund të listës së vendeve të Evropës, për sa i përket përqindjes së popullsisë së vaksinuar”.

“Partia Demokratike e Kosovës, fton Qeverinë që të ndryshoj qasjen e menaxhimit të procesit të vaksinimit të qytetarëve në këtë periudhë tragjike. Qeveria duhet të ketë plan konkret për furnizim të vazhdueshëm me vaksina, për rritjen e kapaciteteve të vaksinimit dhe të decentralizojë këtë shërbim, duke mundësuar vaksinim 7 ditë të javës për çdo qytetar, nëpër lagje, fshatra e qytete, e jo ta mbajë edhe më tej të centralizuar këtë proces jetik për qytetarët”.

20 pacientë të infektuar me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të hënën.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë testuar shtatë mijë e 384 mostra, prej tyre 932 kanë rezultuar pozitivë.

Janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114 mijë e 661.

Në total numri i rasteve aktive është 26 mijë e 525. /Insajderi.com