Mblidhet Kryesia, merret vendimi për vazhdimin e dy seancave të ndërprera

Mblidhet Kryesia, merret vendimi për vazhdimin e dy seancave të ndërprera

Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen. Në këtë takim janë parë të gjithë përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare, raporton EO.

Kjo mbledhje ka ardhur si rezultat i dështimit për herë të tretë të seancës së thirrur nga opozita dhe dështimit të katërt të asaj të thirrur nga pozita brenda tre ditëve.

Gjatë dy ditëve të fundit, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që ta krijojnë kuorumin për mbajtjen e dy seancave të jashtëzakonshme.

Njëra e thirrur nga Qeveria, e tjetra e thirrur nga partitë opozitare.