Mblidhet LDK-ja, vendos për mandatarin

Mblidhet LDK-ja, vendos për mandatarin

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot për emrin që do ta propozojë për kryeministër.

Tashmë në selinë qendrore të kësaj partie ka filluar mbledhja e kryesisë ku do të vendoset për emrin.

Deri më tani, është bërë e ditur se të gjitha strukturat janë të pajtimit që të nominohet për kryeministër lideri i partisë, Isa Mustafa.

Në këtë mbledhje, pritet që të marrë pjesë edhe nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani.

Osmani është shprehur kundër koalicionit me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.