Mblidhet LDK-ja

Mblidhet LDK-ja

Anëtarë të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës janë parë duke hyrë në selinë e partisë, shkruan Insajderi. 

Sot, siç duket LDK e Isa Mustafës do të mbajë mbledhjen e paralajmëruar që nga java e kaluar, ku pritet të diskutohet rreth formimit të Qeverisë së re, krejt kjo pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se këtë javë do të nisin hapat e parë për një qeveri të re.

Lajmin se takimi ka filluar të mbahet për Insajderin e ka konfirmuar edhe Anton Quni.

“Jam në takim, së shpejti njoftohemi nga zyrtarët për arsyen e takimit”, ka thënë për Insajderin Quni, anëtar i kryesisë së LDK-së.

Të pranishëm në këtë takim janë parë: Lutfi Haziri, Anton Quni, Gazmend Muhaxhiri, Kujtim Shala, Arban Abrashi, Arben Gashi e Avdullah Hoti.

Në anën tjetër, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani para pak çastesh, ka deklaruar se nuk është në dijeni për takimin e përmendur. Madje, ajo është shprehur se nga mediat e kuptojë se do të ketë mbledhje të partisë.

Lexo edhe:

Thellohet kriza brenda LDK-së: Vjosa Osmani se ka idenë për takimin e partisë, njoftohet nga mediat