Qeveria e Kosovës do ta mbajë mbledhjen e radhës, njofton Insajderi.
Ky takim i kabinetit qeveritar pritet të fillojë në ora 08:30 sipas planifikimit.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes votoi masat kufizuese anti-COVID të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa të premten dhuroi 1.1 milionë euro për ndërmarrjen e Trepçës pas grevës së punëtorëve të kësaj kompanie tash e disa ditë. /Insajderi.com