Mblidhet sot Qeveria Hoti

Mblidhet sot Qeveria Hoti

Kabineti qeveritar do të mblidhet sot për mbledhjen e radhës.

Zyra e Kryeministrisë nuk ka dhënë detaje mbi temat që pritet të diskutohen në këtë mbledhje, e cila fillon nga ora 8.30.

Mbledhja e Qeverisë përkon me vizitën e sotme në Kosovë të emisarit të presidentit Donald Trump për dialogun Richard Grenell si pjesë e një delegacioni shtetëror amerikan, i cili do të vizitojë edhe Serbinë, Greqinë dhe Izraelin, pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim ekonomik.

Kryeministri, Avdullah Hoti ka konfirmuar takimin me delegacionin e Qeverisë amerikane, por më shumë detaje ka thënë se do t’i bëjë të ditur gjatë ditës së sotme. /Insajderi.com