Albin Kurtit të mandatuarit për kryeministër i kanë mbetur edhe gjashtë ditë për krijimin e qeverisë.
Deri atëherë atij i mbetët të vazhdojë bisedimet me Isa Mustafën në tentim për ta arritur marrëveshjen e bashkëqeverisjes – bisedime këto që duket se kanë marrë teposhtëzen, shkruan Insajderi.
Së paku kështu lënë për të kuptuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, meqë ende s’janë marrë vesh për koalicionin.
Qëndrimi tyre i bë edhe më i ditur pas takimi të mbrëmshëm, Isa Mustafa tha se nuk heqin dorë nga pozita e kryeparlamentarit, ndërsa Albin Kurti tha se nuk do të kthehen para datës 26 dhejtor, ditë kjo kur Glauk Konjufca u zgjodh kryeparlamentar.
Ndryshe, ende nuk dihet nëse sot këto dy parti do të takohen në tentim për ta arritur marrëveshjen e bashkëqeverisjes, shkruan Insajderi.
Së paku kështu i kanë thënë Gazetës Insajderi në zyrën për media të Lëvizjes Vetëvendosje./Insajderi.com