Mbreti Philippe i Belgjikës është shprehur “thellësisht i penduar” për veprimet abuzuese të shtetit të tij në raport me Republikën Demokratike të Kongos gjatë kohës së kolonializmit, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Monarku i ka bërë komentet e tij në një letër që ia ka dërguar presidentit të Kongos, Felix Tshisekedi, në 60 vjetorin e pavarësisë së Kongos.
Belgjika e kishte kontrolluar vendin e Afrikës Qendror nga shekulli 19 e deri në vitin 1960 kur Kongo e kishte fituar pavarësinë.
Miliona kongolezë kishin vdekur gjatë regjimit të përgjakshëm kolonial të Belgjikës.
Kjo kërkim falje ka ardhur pas ri-shikimit të historisë që po ndodhë me vdekjen e afro-amerikanit George Floyd, i cili u mbyt nga asfiksia pasi një polic i bardhë e kishte shtrirë për toke dhe i qëndronte sipër me këmbë në qaftë.
Kjo vdekje zgjoi një valë të madhe protestash fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e pastaj në gjithë botën, e cila po vazhdon edhe sot./Insajderi.com