Ministri i Punëve të Brendshme të Surinamit, Mohamed Faizel Nersalim i ka konfirmuar në takimin e mbrëmshëm ministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Daçiq siç raportojnë mediat në Serbi i ka shprehur falënderimet e Serbisë për “vendimin e Surinamit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së shpallur të njëanshme të Kosovës”.
Daçiq theksoi se një vendim i tillë është një shenjë e miqësisë dhe pa dyshim do të kontribuojë në marrëdhënie më të ngushta dhe në forcimin e bashkëpunimit midis Serbisë dhe Surinamit, shkruan Danas.
Deri më tani në Kosovë nuk është konfirmuar tërheqja e njohjes nga ky shtet. Pavarësisht se në një dokument që ka rrjedhur nga mediat serbe thuhet se Suriniami ka lajmëruar Kosovën për tërhqejen e Kosovës.