Mburrja e Vetëvendosjes me aderimin më të ri – “I ri në moshë, por me CV shumë të pasur”

Mburrja e Vetëvendosjes me aderimin më të ri – “I ri në moshë, por me CV shumë të pasur”

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Gjilan është duke u mburrur me aderimin e tyre më të ri, shkruan Gazeta Insajderi.

Përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook, ka njoftuar se personi i cili është bërë pjesë e Vetëvendosjes në Gjilan është një i ri në moshë mirëpo me një CV shumë të pasur.

“I ri në moshë, por me CV shumë të pasur. Mirë se vjen Liridon Daki. Liridon Daki i lindur në Dardanë, është në përfundim të mbrojtjes së diplomës në nivelin Master, në departamentin Ekonomiks në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ka përfunduar me rezultate të larta Fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie. /Insajderi.com