Edhe Agron Demi nga Instituti GAP ka reaguar pasi që qeveria në detyrë ka emëruar sot drejtor në bordin e ndërmarrjes Infrakos, anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Demaku.
Demi nëpërmjet një statusi në ‘Facebook ka thënë se mbushja e bordeve me anëtarë të partive në pushtet është një ndër veprimet më të pështira të partive.
Ai, gjithashtu ka shtuar se, zëvendësimi i bordeve partiake me anëtarë të partisë tash në pushtet, është vetëm vazhdim i degradimit të ndërmarrjeve me metoda të njejta, përmes emrave të rinj.
“Një ndër veprimet më të pështira të partive është mbushja e bordeve me anëtarë të partive në pushtet. Bordet duhet të shërbejnë për avancimin e ndërmarrjes, e jo për shlyerjen e borxheve të partive. Andaj, zëvendësimi i bordeve partiake me anëtarë të partisë tash në pushtet, është vetëm vazhdim i degradimit të ndërmarrjeve me metoda të njejta, përmes emrave të rinj”, ka shkruar Demi.