Mbyllen kartat e debitit përdorur për të blerë kriptomonedha në Coinbase

Mbyllen kartat e debitit përdorur për të blerë kriptomonedha në Coinbase

Partneri i Coinbase që ofron shërbimin e pagesave përmes kartave të debitit Shift Card njoftoi ditën e sotme se do të mbyllë shërbimet e kartave të debitit.

Kompania në një e-mail për përdoruesit tha se shërbimet e kartave të debitit për kriptomonedhat do të mbyllen në muajin Prill.

Lajmi fillimisht u bë i ditur në Reddit kur një përdorues postoi një foto të e-mail-it. “Për fat të keq kemi vendosur të mbyllim programin në Prill të këtij viti. Të gjitha kartat Shift do të çaktivizohen automatikisht më 11 Prill 2019,” shkruante Shift Card. “Deri atë ditë kartat Shift do të vijojnë të jenë funksionale.”

Coinbase lansoi Shift Card në Nëntor të 2015 pas një partneriteti me Shift Payment. Kartat e hedhura në qarkullim nga Metropolitan Commercial Bank do të përdoreshin në rrjetet VISA dhe MasterCard.

Me boomin e kriptomonedhave në 2017, shumë prodhues hodhën në qarkullim karta debiti Shift në disa vende të botës.

Kompania nuk zbuloi asnjë detaj rreth këtij vendimi. Përdoruesit e Reddit thonë se arsyeja është se VISA dhe MasterCard kanë në plan të rrisin tarifat.

Edhe pse të lehta për tu përdorur, kartat e debitit Shift Card për kriptomonedhat u panë me skepticizëm për shkak të luhatjes së madhe të vlerës.

Coinbase nga ana tjetër vazhdon ekspansionin në hapësira të tjera. Bursa së fundi shtoi një funksion për ruajtjen e çelësave privatë në platformën e portofolëve. Klientët institucionalë gjithashtu mund të transferonin para përtej kufinjve në Evropë dhe Azi.