Mbyllen pjesët e para, Barcelona dhe Juventus në epërsi minimale

Mbyllen pjesët e para, Barcelona dhe Juventus në epërsi minimale

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e grupit G, ku Barcelona është në avantazh kundër ukrainaseve të Dinamos dhe Juventus në epërsi nga hungarezët e Ferencvaros, njofton Insajderi.

Në “Camp Nou”, Barcelona po fiton me rezultat minimal 1:0 kundër Dinamo Kyiv me golin e vetëm të realizuar nga Lionel Messi në minutën e pestë të ndeshjes nga pika e bardhë.

Në ndeshjen tjetër të po këtij grupi, Juventus po fiton me rezultat 1:0 si mysafire e Ferencvaros me golin e shënuar nga Morata në minutën e shtatë të ndeshjes. /Insajderi.com