Mbyllen pjesët e para të sfidave çerekfinale në Europa League, avancojnë Ajax, Villarreal dhe Manchester United

Mbyllen pjesët e para të sfidave çerekfinale në Europa League, avancojnë Ajax, Villarreal dhe Manchester United

Po luhen katër sfidat çerekfinale të Europa League, ndërsa pas pjesës së parë, në tre takime ka gola, teksa në një të vetëm është mbyllur pjesa e parë pa rrjeta të paprekura, njofton Insajderi.

Sfida e vetme që është mbyllur pa gola fraksioni i parë i ndeshjes, është ajo që po zhvillohet në “Emirates”, ku Arsenali nikoqir dhe Slavia e Pragës nuk kanë shënuar asnjëra.

Ajax pas pjesës së parë ndodhet në epërsi minimale ndaj Romës me golin e shënuar nga Klassen (39’).

Villarreal gjithashtu ndodhet në epërsi ndaj Dinamos së Zagrebit në Kroaci, me një gol të shënuar nga pika e bardhë nga Moreno (42’).

Ndërsa në sfida e fundit që ka gol, është ajo mes Granadës dhe Manchester United, ku po avancojnë anglezët me golin e shënuar nga Rashford (31’). /Insajderi.com