Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë arrestimet dhe mbylljet e lokaleve për shkak të mos respektimit të masave anti-Covid. Policia informon se ka mbyllur një objekt në Ohër dhe do të parashtrohet padi penale ndaj pronarit të objektit D.T, njofton Insajderi.
30 vjeçar, për shkak se objekti në fjalë ka punuar pas orës 18:00. Policia kishte kapur 18 persona dhe 11 shtetase të Rusisë dhe Ukrainës. Në orën 1:30 pas mesnate policia e Maqedonisë së veriut ka konstatatuar se objekti ka punuar edhe pas orës 18:00, ndërsa janë arrestuar edhe të gjithë të pranishmit.
Gjatë kontrollit policia ka konfiskuar para të paketuara në mjete speciale, telefona, pajisje për video-kamera.
Policia e vendit fqinj ka konstatuar se shtetaset e huaja nuk kanë pasur leje qëndrimi dhe leje për punë. Sektori për Punë të Brendshme Tetov (Maqedoni e veriut) ka njoftuar se një 55-vjeçar nga Tetova është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00. Në lokalin e 55-vjeçarit S.I. në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë policia ka hasur 10 persona.
Më tej, policia njofton se Inspektorati Shtetërorë i Tregut I vendit fqinj ka mbyllur lokalin, ndërsa kundër pronarit do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 206 të Kodit Penal, respektivisht mosveprim sipas rrefullave shëndetësore gjatë epidemiesë nga Ministria e Punëve të Brendshme e RVM-së informojnë se mbrëmë rreth orës 21:50 nëpunësit policor të Kumanovës kanë mbyllur një objekt lojërash kompjuterike në rrugën “Vlladimir Nazor” në Kumanovë në pronësi të R.I (23). Gjatë kontrollit në objekt u gjetën edhe 13 persona.
Pasi rasti është dokumentuar plotësisht, sipas nenit 206 të Kodit Penal do të ngritet akuzë adekuate “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”. /Insajderi.com