Mbyllet me sukses kampionati i Kosovës në çiklizëm – këto janë rezultatet

Mbyllet me sukses kampionati i Kosovës në çiklizëm – këto janë rezultatet

Për dy ditë radhazi, Federata e Çiklizmit e Kosovës ka organizuar Kampionatin Shtetëror, në kronometër dhe në garën rrugore, njofton Insajderi.

Pas mbylljes me sukses të ditës së parë, ku ishin në program garat e kronometrit, në të dytën, çiklistë nga 9 klube të Kosovës janë ballafaquar me garën rrugore në distancë 125 km.

Të dielën në orën 11:00 pas ceremonisë së hapjes, 34 çiklistët pjesëmarrës janë nisur nga kyçja e autostradës “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj afër Ferizajt.

Prej aty, grupi i çiklistëve ka vazhduar në drejtim të Doganajt të Kaçanikut, për t’u kthyer në Mazgit afër Obiliqit.

Nga aty është vazhduar me kthim në drejtim të Ferizajt, e për t’u mbyllur në Han të Elezit.

Në garën elite mesatarja e shpejtësisë së fituesit Albion Ymeri ka qene 35,30km/h, ndërsa te kadetët 37.11 km/h.

REZULTATET:

Kadetët – 53km •

  1. Gentrit Sahiti, Kastrioti 1:25:41
  2. Rigon Suka. Prizren 1:25:47
  3. Pashtrik Krasniqi, Vjosa 1:31:47

Juniorët – 125km

  1. Berat Qela, Trepça 3:37:15

U-23 –  125km

  1. Blerton Nuha, Kastrioti 3:33:17
  2. Qendrim Burniku, Kastrioti 3:34:57
  3. Mergim Bajrami, Dardana 3:37:38

Elita

  1. Albion Ymeri, Prishtina 3:32:29
  2. Egzon Misini, Kastrioti 3:32:37
  3. Eguron Hoda, Dardana 3:33:31

/Insajderi.com/