Mbyllet pa fitues derbi në Ferizaj

Mbyllet pa fitues derbi në Ferizaj

Me rezultat të barabartë ka përfunduar derbi i xhiros së 26-të në Superligën A të Kosovës në hendboll.

Të enjten në Ferizaj, Kastrioti e Prishtina luajtën baras, 27:27. Edhe pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 14:14.

Në pjesën e parë Prishtina ishte thuajse vazhdimisht në epërsi të lehtë, që në një moment shkoi deri në katër gola (7:3).

Edhe fillimi i pjesës së dytë iu takoi prishtinasve, që epërsi të lehtë kishin deri në minutën e 54-t.

Më pas vendasit kishin një gol epërsi 26:25, por rezultati u barazua në 26:26.

Epërsia 27:26 e Kastriotit u arrit në minutën e 58-të, por Prishtina barazoi në 27:27 në minutën e fundit të ndeshjes dramatike.

  1. Bassomben me 12 gola ishte bindshëm më efikasi te ferizajasit.
  2. Fetahu realizoi 7 gola për Prishtinën.

Kështu Kastrioti mbetet në vend të dytë me 45 pikë, ndërsa Prishtina është e treta me 39 pikë. Udhëheq në tabelë Besa Famgas me 48 pikë.

Në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Dritën me rezultat 33:30.

Kështu për herë të parë Vëllaznimi kaloi në vend të katërt me 21 pikë.

Drita pas shumë kohësh ka lëshuar vendin e katërt, ndërsa ka mbetur me 20 pikë në vend të pestë./Insporti