Mbyllet pjesa e parë baras mes Cityt dhe Liverpool

Mbyllet pjesa e parë baras mes Cityt dhe Liverpool

Derbi i javës së tetë në Premier Ligë, mes Manchester City dhe Liverpool është mbyllur me rezultat 1:1 pjesa e parë, njofton Insajderi.

Që nga fillimi ishte ndeshej me tempo të lartë, ku fillimisht kaluan në epërsi miqtë me golin e Salah nga penalltia në minutën  e 13’ të ndeshjes, ndërsa në minutën e 31’ të takimit, barazuan nikoqirët me golin e sulmuesit brazilian, Gabriel Jesus.

Tre minuta para se skuadrat të shkonin në pushim, rast të mirë shënimi kishte kapiteni i Cityt, De Bruyne, i cili humbi një 11-metërsh. /Insajderi.com