Mbyllet pjesa e parë në Athinë pa gola

Mbyllet pjesa e parë në Athinë pa gola

Kosova dhe Greqia po lujanë pa gola, pas pjesës së pparë, njofton Insajderi.

Pas 45’ minutave të parë, Kosova dhe Greqia po luajnë pa gola, me rezultat 0:0. Shancin më të mirë në takim e kishin vendassit, në minutën e 19’ akordohet penallti diskutabile për grekët, ku pas goditjes së kapitenit helen, Bakasetas, gardiani shtatlarët Aro Muriç, arrin ta lexojë goditjen dhe ta neutralizojë atë. Kështu duke mbajtur portën të pa prekur.

Gjatë pjesës së parë edhe Kosova kishte rastet e veta, mirëpo sulmuesi Kololli dhe Kastrati u treguan të ngathët në një aksion që do të mund të përfudnonte ndryshe.

Gjatë pjesë së parë vlen të përmendet edhe lëndimi i Florian Loshaj, i cili u zëvendësua nga Anel Rashkaj. Gjithashtu, gjatë ndeshjes edhe Florent Hadërgjonaj shqetësohej nga një lëndim, q me gjasë në pjesën e dytë do të zëvendësohet. /Insajderi.com