Mbyllet pjesa e parë në Itali, Kosova e gjen veten në disavantazh

Mbyllet pjesa e parë në Itali, Kosova e gjen veten në disavantazh

Në Tardini të Parmës, mbyllet pjesa e parë mes Kosovës dhe Moldavisë, ku përfaqësuesja dardane e gjen veten në disavantazh, njofton Insajderi.

Kosova kishte kontrollin e lojës, raste të pastërta për shënim, mirëpo mungesa e një sulmuesi qendre, bënë që ta gjenin veten ne disavantazh përball moldavëve.

Në minutën e 20 të takimit, nga mos reagimi si duhet i mbrojtjes kosovare, përfituan më së miri moldavët duke shënuar për rezultatin e pjesës së parë një me zero.

Në pjesën e dytë, Challandes duhet të reagojë, nëse nuk do të lë pikë me të tilla kombëtare. Duhet patjetër futja e sulmuesit shtatlartë Atdhe Nuhiu për të  rrezikuar më shumë kombëtaren kundërshtare, ndërsa Kolollin duhet ta rikthejë në krahë./Insajderi.com