Mbyllet pjesa e  parë pa gola në “Old Trafford”

Mbyllet pjesa e  parë pa gola në “Old Trafford”

Derbi i gjiros së gjashtë në Premier League, mes Manchester United dhe Chelsea, është mbyllur pa gola pjesa e parë e takimit, njofton Insajderi.

Ndeshja u karakterizua më shumë në mesfushë nga të dyja ekipet, ku dhe rastet nuk munguan, gjersa rastin më të mirë për vendasit e kishte Rashford, ku në një rast ishte i vetëm përball me portierin Mendy, ku ky i fundit arriti ta devijonte topin me këmbën e djathtë.

Në anën tjetër rast të mirë për mysafirët kishte James nga goditja e lirë, ku u prit me lehtësi nga portieri De Gea. Gjithashtu një rast të mirë shënimi kishte Pulisic, mirëpo goditja e tij u devijua nga një mbrojtës i Manchester United.

Kështu, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë me rezultat të bardhë. /Insajderi.com