
Pas pjesës së parë, Roma është në avantazh ndaj Juventus, njofton Insajderi.
Skuadra e Paulo Fonsecas është në epërsi pas pjesës së parë me rezultat 2:1, ndaj skuadrës së Andrea Pirlos.
Ndeshja ishte e kontrolluar nga Juventus, me posedim të topit, mirëpo rastet e shënimit ishin për skuadrën nga kryeqyteti.
Në minutën e 31’ të takimit, pas një goditje nga Verteout, topin devijon më dorë Rabiot, dhe referi akordon penallti. Nga pika e bardhë ishte i saktë francezi Veretout, për shifrat 1:0.
Nga një sulm i Juventus, Ronaldo tenton ta fus topin në zonë, mirëpo devijohet nga krahu i Pellegrinit, dhe referi për herë të dytë akordon në pikën e bardhë. Nga penalltia ishte i saktë Ronaldo për rezultatin 1:1, në minutën e 44’ të takimit.
Nga një kundërsulm i shpejt, Mkhitaryan asiston për Veretout, i cili nga afërsia arrin të shënoi golin e dytë personal në takim dhe për rezultatin e pjesë së parë, 2:1. /Insajderi.com