‘Mbylli në bagazh Ivanka Trump’, Eminem thirret për dëshmi nga shërbimi sekret

‘Mbylli në bagazh Ivanka Trump’, Eminem thirret për dëshmi nga shërbimi sekret

Duket se deklaratat e guximshme të Eminem kundër familjes presidenciale nuk kanë kaluar fare pa pasoja.

Reperi shumë i talentuar është thirrur nga Shërbimi Sekret amerikan, të dëshmojë në lidhje me disa vargje në kënëgn e tij ku thuhet se e ka mbyllur Ivanka Trump në një bagazh dhe pasi e ka quajtur bjonde e vogël budallaqe, e ka hedur në një pellg.

Ai publikoi në 2018-ën një këngë të titulluar “Framed” , ku ndër të tjera shprehet: “Si dreqin Ivanka Trump ndodhet në bagazhin e makinës sime?” Ai më pas e quan atë një “bjonde e vogël budallaqe” dhe thotë se atë e hodhën në një pellg.

“Mirror” shkruan se agjentët e vizituan reperin dhe e intervistuan në janar të vitit 2018, por ndaj tij nuk u mor asnjë veprim tjetër.

Më herët, në një intervistë, Eminem thoshte se Trump  “e bën gjakun tim të ziejë”.

Por Shërbimi Sekret e ka të vështirë të marrë masa, pasi reagimi do të ishte i menjëhershëm.