MC Kresha bëhet pjesë e serialit “Schengen Visa” –  Doli episodi i ri “High medet”

MC Kresha bëhet pjesë e serialit “Schengen Visa” –  Doli episodi i ri “High medet”

Seriali “Schengen Visa” çdoherë e më shumë po bëhet edhe më interesant dhe përmes temave dhe personazheve komike ka arritur  të rrëmbej dashurinë e publikut.

Sapo doli episodi i 12-të “High medet” në të cilin aktron edhe reperi i njohur MC Kresha.

Sipas informatave që kemi nga aktorët ky episod është një ndër më të veçantit si dhe një ndër episodat me më së humor pasi që gjithçka shkon hallakamë kur Nëntori e merr një kek me marihuanë dhe e shpërndanë Axhit Basri dhe Ibrahimit.

Të tre bëhen high dhe nuk do ju merr mendja se çka ndodh gjatë gjithë episodit dhe në fund MC Kresha ju flet për çelësin e suksesit.

“Schengen Visa” është prodhim i Gjirafa Studios dhe shfaqet vetëm online në GjirafaVideo.com çdo të diel nga ora 20:00