Mc Kresha, Lluni e Lyrical Son sjellin bashkëpunimin e ri

Mc Kresha, Lluni e Lyrical Son sjellin bashkëpunimin e ri

Lluni, Mc Kresha dhe Lyrical Son i kanë bashkuar sërish forcat për realizimin e këngës “Rick Ross”.

Kënga është kompletuar edhe me videoklip, ndërsa tekstin, si zakonisht, e kanë shkruar vet reperët.

Erion Dragidella – Erno e ka bërë ‘beat-in’, ndërsa incizimi dhe arranzhmani është realizuar nga Kushtrim Berisha, K-Master.

Pressplay e ka bërë miksimin dhe masterizimin, kurse Berat Hasani dhe produksioni Pinkmoon Creative janë kujdesur për anën vizuale.

“JBMTQR” ishte bashkëpunimi i suksesshëm nga Lluni dhe Lyrical Son, derisa Lluni ishte edhe pjesë e “Freestyle për Cifërr” së bashku me Blleki, Semiautomvtic, Kreshnique e NS.