McDonald padit ish-drejtorin Easterbrook për lidhje seksuale me punonjës

McDonald padit ish-drejtorin Easterbrook për lidhje seksuale me punonjës

McDonald ka ndërmarrë masa ligjore kundër drejtorit ekzekutiv Steve Easterbrook, sipas akuzave për gënjeshtra lidhur me marrëdhënie seksuale me stafin.

Kompania e shkarkoi nga puna Easterbrook pasi zbuloi që kishte pasur marrëdhënie konsensuale me një nga punonjësit. Por më pas u zbulua që ai kishte pasur edhe tri marrëdhënie të tjera me stafin, për të cilat kishte gënjyer dhe i kishte mohuar, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Firma gjigande e ushqimit të shpejtë tha se kjo informatë kishte ardhur nga një raport i një prej të punësuarve, duke përfunduar kështu në investigime më të thella.

“Bazuar në rezultatet e investigimit, bordi ka konkluduar se Esterbrook e ka gënjyer kompaninë dhe bordin dhe se ka shkatërruar informata sipas të cilave ai ka pasur marrëdhënie personale dhe ka qenë i involvuar në marrëdhënie seksuale me tre punonjës, gjë që është në kundërshtim me rregullat e kompanisë.”

Easterbrook është një qytetar i Anglisë, që u rrit në Watford, Hertfordshire dhe udhëhoqi kompaninë McDonald prej marsit të viti 2015 deri në nëntor të vitit 2019.

Në kohën kur ai u shkarkua prej punës, Mc Donald kishte prova vetëm të një marrëdhënie jo fizike dhe konsesuale, e cila përfshinte mesazhe dhe video thirrje. Ata u pajtuan që shkarkimi të bëhëj pa ndonjë padi gjyqësore.

Por sipas investigimit të ri u zbulua dëshmia që tregon që ai kishte edhe tri marrëdhënie seksuale me punonjës./Insajderi.com