McGregor e tejkalon Ronaldon në listën Forbes të sportistëve më të paguar

McGregor e tejkalon Ronaldon në listën Forbes të sportistëve më të paguar

Viti 2017 ka qenë i paharrueshëm për Conor McGregor, duke nisur nga ardhja në jetë e fëmijës së tij të parë dhe përfitimi i shumë parave.

Kampioni i dyfishtë i UFC-së bëri depërtimin e parë në boksin profesional duke u ndeshur me Floyd Mayweatherin në një meç që rezultoi shumë fitimprurës për irlandezin.

29-vjeçari humbi pas ndërprerjes së duelit në raundin e dhjetë, mirëpo ai fitoi 30 milionë dollarë vetëm nga përballja me kampionin e pamposhtur amerikan.

Ky ishte përfitimi më i madh në karrierën e ‘The Notorious’, pasuria e të cilit është rritur jashtëzakonisht shumë pas këtij meçi, kur kihet parasysh se nga reklamat, të drejtat televizive dhe sponsorët, përfitimet e tij kanë shkuar mbi 100 milionë euro.

Vet McGregor ka thënë se në total nga kjo përballje ka fituar plot 140 milionë dollarë. Edhe pse shifrat zyrtare nuk janë publikuar kurrë, besohet se janë shitur mbi 4.5 milionë abonime (çmimi për një abonim të rregullt ka qenë 89.95 dollarë, ndërsa për HD 99.95 dollarë), ndërsa nga biletat janë përfituar 55 milionë dollarë.

Sipas Celebrity Net Worth, pasuria neto e McGregor tash vlerësohet 85 milionë dollarë (meqenëse një pjesë të parave është dashur t’i paguajë tatimet, si edhe trajnerin dhe ekipin e tij).

Parashikohet se ai do ta tejkalojë Cristiano Ronaldon në listën e Forbes për sportistët më të paguar në vitin e ardhshëm.

Në vitin e kaluar, superylli i Real Madridit ishte më i paguari, kurse irlandezi pozicionohej në vend të 24. Nëse gjërat qëndrojnë kështu si janë, atëherë në vitin e ardhshëm, i pari në listë do të jetë Mayweather, i dyti McGregor, kurse i treti Ronaldo.

Nëse zhvilloj një ose dy meçe të tjera, atëherë do ta kaloj edhe atë (Mayweatherin). Ky është qëllimi im tash për tash – të bëhem i pari, sportisti më i paguar në vitin 2018 sipas Forbes, duke rrugëtuar drejt të bërit miliarder”, ka thënë aplikuesi i arteve marciale, përcjell Telegrafi.

Një tjetër sukses të madh ka arritur edhe filmi dokumentar për ‘Notorious’, i cili në javën e parë të shfaqjes ka përfituar 92 milionë funte (103 milion euro). Që në javën e parë, është bërë dokumentari më fitimprurës në histori të ‘box office’ irlandez.

Përfitimi më i madh i McGregor në UFC ka qenë 2.8 milionë funte (3.13 milionë euro) për dueli kundër Eddie Alvarezit në vitin 2016.