Më 16 nëntor vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Më 16 nëntor vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Më 16 nëntor do të mbahet takimi i radhës në Bruksel në nivel kryenegociatorësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane.

Po ashtu, Bislimi shtoi se “Komisioni Evropian e ka vlerësuar pnën e Qeverisë në vendosjen e zbatimit të marrëveshjes për targat”.

Pikërisht, më 30 shtator ishte arritur një marrëveshje në Brukse; për targat.

Por, vitin e ardhshëm do të ketë një diskutim për një zgjidhje të përhershme rreth targave.

Ndërsa, në takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi pritet të diskutohet edhe çështja e të pagjeturve. /Insajderi.com