Më 22 mars konstituohet Kuvendi

Më 22 mars konstituohet Kuvendi

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën e 16 marsit për të vendosur për caktimin e datës së seancës konstituive të legjislaturës së re, njofton Insajderi.

Brenda këtyre zhvillimeve që pritet të fillojnë nga ora 09:00 do të caktohet seanca konstituive, ku do të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe betimi i deputetëve më 22 datë 22 mars.

“U.d. Presidentja Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII  të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi”, thuhet në njoftimin për media të Presidencës.

Gjatë së hënës lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes,  Vjosa Osmani, janë takuar me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në ditët në vijim pritet të takohen edhe me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. /Insajderi.com