Më 26 dhe 27 nëntor delegacionet teknike Kosovë – Francë mbajnë takimet për vizat

Më 26 dhe 27 nëntor delegacionet teknike Kosovë – Francë mbajnë takimet për vizat

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Hoti, aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis mes tij dhe homologut francez Emmanuel Macron.

“Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave. Aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Presidentit të Republikës së Francës z. Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj kumtese, pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve. /Insajderi.com