Më 27 prill hapen ordinancat mjekësore dhe stomatologjike në Zvicër

Më 27 prill hapen ordinancat mjekësore dhe stomatologjike në Zvicër

Nga 27 prilli, dita kur hyn në fuqi strategjia dalëse e shpallur nga Qeveria Federale, spitalet mund të kryejnë përsëri të gjitha ndërhyrjet, si në të kaluarën, para masave të jashtëzakonshme.

Kështu ka thënë ministri i shëndetësisë, Alain Berset në konferencën për media që po vazhdon të mbahet në Bernë, shkruan albinfo.ch.

Ordinancat e mjekëve, dentistët dhe fizioterapistët gjithashtu lejohen të rifillojnë punën e tyre. Hapja e tyre po ashtu ka për qëllim të parandalojë pasojat negative që mund të lindnin nga mos bërja e trajtimeve dhe ekzaminimeve mjekësore të këtyre ordinancave, përcjell albinfo.ch.

Po ashtu, krahas floktoreve, më 27 prill do të hapen edhe studiot e masazhit, studiot e tatuazheve dhe sallonet kozmetike.

Nga 27 Prilli, gjithashtu do të hiqen kufizimet e asortimentit të mallrave që ofrohen në dyqanet ushqimore .