
Më 3 gusht do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Insajderi.
Kjo është vendosur sot nga kryesia e LDK-së.
Në njoftimin e lëshuar nga LDK, thuhet se ndërkohë të gjitha organet e LDK-së do të përmbyllin përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e Kuvendit.
“Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë zgjedhjeve të brendshme në degë dhe nëndegë është përballur me polemika, përleshje e deri në rrahje fizike me karrige./Insajderi/