
Seanca e radhës për ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të zhvillohet më 5 mars.
Këtë e ka bërë të ditur Gjykata Speciale përmes kalendarit të saj.
Seanca do të fillojë nga ora 11:00 dhe do të trajtohet ecuria e çështjes.
Salih Mustafa është vet-deklaruar i pafajshëm nga të gjitha akuzat me të cilat ngarkohet. /Insajderi.com