Më 8 janar Nasim Haradinaj paraqitet para Gjykatës Speciale

Më 8 janar Nasim Haradinaj paraqitet para Gjykatës Speciale

Naim Haradinaj do të dal para Gjykatës Speciale më 8 janar të vitit të ardhshëm nga ora 15:00, njofton Insajderi.

Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi.

“Sikurse është njoftuar në kalendarin e Gjykatës, paraqitja e mëtejshme e Nasim Haradinajt është caktuar për datën 8 janar 2021 në orën 15:00. Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Haradinaj do t’i kërkohet të vetë-deklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores”, thuhet në njoftim

“Nëse i akuzuari nuk vetë-deklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit, në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores. Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e parë për ecurinë e çështjes. Këtu do të gjeni urdhrin për caktimin e datës së kësaj seance”, vazhdon njoftimi. /Insajderi.com