Me 89.86% të votave, Lista Serbe fiton në Mitrovicën Veriore

Me 89.86% të votave, Lista Serbe fiton në Mitrovicën Veriore

Lista Serbe edhe këtë herë ka marrë shumicën e votave në zgjedhjet komunale të Mitrovicës së Veriut, njofton Insajderi.

Me gjithsej 89.86 përqind të votave, kandidati i Listës Serbe për kryetar komune, Milan Radojeviq, ka arritur të fitojë në këtë garë që u zhvillua midis katër garuesve.

Ai la pas vetes Erden Atiqin nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili arriti të mbledhë vetëm 3.67% të votave, Partinë Demokratike të Kosovës me gjithsej 3.54% të votave dhe Dushan Milunoviq që mori vetëm 2.92%.

Për fitoren e Radojeviqit bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përfundimit të numërimit të votave. /Insajderi.com