Me 9 korrik protesta gjithëpopullore kundër Gjykatës Speciale

Kundër Gjykatës Speciale do të protestojnë Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës, janë shprehur kundër Gjykatës Speciale dhe kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë ligjin për Gjykatën Speciale.

Me 9 korrik protesta gjithëpopullore kundër Gjykatës Speciale

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë të Kosovës, janë shprehur kundër Gjykatës Speciale dhe kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që ta ndryshojë ligjin për Gjykatën Speciale, pasi duhet të gjykohen të gjitha krimet dhe gjenocidi i kryer nga Serbia në Kosovë.

Në një takim të mbajtur të martën e kësaj jave është deklaruar se aktakuzat janë të pakonfirmuar ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe momenti në të cilin u bënë aktakuzat, tregon qartë se Gjykata Speciale është e ndikuar politikisht

Këto organizata kanë paralajmëruar se më 9 korrik në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrotje të Luftës Çlirimtare”.

Ndërsa dje, Qeveria e Kosovës ka ndaluar tubimet me më shumë se 50 veta për shkak të përhapjes së virusit COVID-19. /Insajderi.com/