Me cilën parti Vetëvendosje pret rivalitet të votave në zgjedhje? – flet deputetja e kësaj partie

Me cilën parti Vetëvendosje pret rivalitet të votave në zgjedhje? – flet deputetja e kësaj partie

Arbërie Nagavci ka thënë se sondazhet paraqesin një përqindje të afërt mes VV-së dhe LDK-së.

Por, deputetja e Vetëvendosjes për Insajderin ka thënë se pavarësisht kësaj përqindje të ngushtë, Lëvizja do të dal fituese meqë ka një pëlqim konstant nga qytetarët.

“Sondazhet e fundit tregojnë një përqindje të afërt të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike si subjekte që janë në vendin e parë dhe vendin e dytë – por janë të rëndësishme dy elemente. E para t ë shohim trendin përderisa kemi subjekte që kanë qenë deri në 30% deri para 3-4 muajve dhe kanë pasur një rënie kohëve të fundit prej 30 e sa për qind kanë rënë në 24% e kështu me radhë. Lëvizja për një kohë të gjatë ka qenë më të njëjtat pëlqyeshmëri”, është shprehur ajo.

Teksa ka thënë se do të varet nga koalicione e mundshme se kush do ta zë vendin e dytë, tretë e me radhë.

“Se kush do të jetë subjekti i dytë e tretë kështu me radh mund të ndikojë pak prej koalicioneve që bëhen, të cilat në shumicën e rasteve din të jenë jo parimore”, tha ajo.

Intervista e plotë: