Mustafa ironizon me Kurtin: Edhe president me deshtë me u bo se kisha prish koalicionin

Mustafa ironizon me Kurtin: Edhe president me deshtë me u bo se kisha prish koalicionin

“Edhe president me pa deshtë me u bo se kisha prish koalicionin, sepse e kemi pasur njëfarë marrëveshje”, kështu ka thënë në fund të konferencës , kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa derisa komentonte ‘ndarjen’ me Vetëvendosjen, shkruan Insajderi.

Me ketë deklaratë, kreu i LDK-së ka ironizuar duke ri-përsëritur se Kurti është ai që prishi marrëveshjen e koalicionit dhe jo ai.

Mustafa pas mbledhjes së kryesisë ka treguar gatishmërinë për formimin e Qeverisë së re.

Gjatë kësaj konferencë ai iu është përgjigjur edhe akuzave të krerëve të Vetëvendosjes se me formimin e një qeverie të re po vidhen votat e qytetarëve, rrjedhimisht vullneti i tyre.

“Sa i përket çështjes së vjedhjes së votës ose vullnetit qytetarë duhet të keni parasysh se nga këto zgjedhje Vetëvendosje ka ¼ e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës aq kemi edhe ne si LDK rreth ¼ ose 25% ata kanë 26% – prandaj as LDK s’mundet me thënë që po abuzohet ose po vidhet vullneti i popullit”, ka deklaruar Mustafa, përcjell Insajderi.

Sipas tij, zgjidhja e duhur ishte prishja e koalicionit, duke shtuar se kjo gjë do t’i shërbejë për të mirë edhe partisë së tij por edhe Vetëvendosjes.

“Ne s’kemi mundur të dalim të parët, jemi pajtuar të bëjmë koalicion me besim të madh që ai koalicion të vazhdojë, do t’i realizojë objektivat e veta kemi parë që nuk po funksionon dhe qoftë se nuk funksionon më mirë është me ndërpre fillim sesa me vazhdu me një marrëveshje e cila nuk funksionon”, ka thënë kreu i LDK-së.

Lexo edhe:

Mustafa zbulon çka i premtuan ambasadorit Grenell në ditë që ishte në zyret e LDK-së

Pas mbledhjes së kryesisë deklarohet Isa Mustafa