Me disa video në Instagram, Diona Fona tregon për infektimin me COVID-19

Me disa video në Instagram, Diona Fona tregon për infektimin me COVID-19

Nga personazhet që zbuluan së fundmi se janë infektuar me virusin COVID-19, është edhe këngëtarja Dion Fona, njofton Insajderi.

Këngëtarja bën me dije se ajo gjendet e izoluar në shtëpi teksa tregon se gjendja e saj shëndetësore ësshtë stabile pa ndonjë simptome shqetësuese.

Ndonëse virusi nuk përkeqësoi gjendjen e saj shëndetësore, ajo bën thirrje të gjithë ata që po e ndjekin në rrjete sociale që të bëjnë kujdes, për veten dhe familjarët e tyre.

Infektimi me virus është edhe arsyeja se pse këngëtarja u distancua pak ditë nga rrjetet sociale.

Krijuesja e hitit “Xhani” u premtoi fansave se gjatë ditës së nesërme ajo do kyçet live gjatë ditës për të treguar në më detaje për këto ditët e fundit me virusin. /Insajderi.com