‘Më erdhi turp’, këngëtarja përlotet në emision

‘Më erdhi turp’, këngëtarja përlotet në emision

Njëra ndër këngëtaret me një bagazh të mbushur profesional sa i përket muzikës është padyshim Ledina Celo e cila së fundmi kishte qenë pjesë e emisionit ‘ Xing me Ermalin’.

Gjatë emisionit ajo shpalosi të pathënat nga jeta e saj private dhe nga ajo profesionale duke thënë se do të rikthehet në skenë me një projekt muzikor.

Ndërsa në pyetjet nga Facebook-u një fanse i shkruante se ajo ngjanë shumë me Lady Gagën, gjë kjo që e përloti këngëtaren pasi e kujtoi filmin e Gagës ‘ A star is Born’.

“Më pëlqen shumë Lady Gaga. Është artiste në vena. Kur pashë filmin e saj ‘A star is born’ sinqerisht kam lënë nam në kinema duke qarë se ky është artisti dreqi ta hajë. Më vinte edhe turp. Prapë jam gati të qaj. Ajo është artiste” u shpreh ajo në fund.