fbpx

Me ikë a me ndejtë

Shkruan: Rrahman Paçarizi

Me ikë a me ndejtë

Na keni lodhë me ikjen e qytetarëve e zbrazjen e Kosovës. Së pari, nuk janë të parët qytetarët e Kosovës që po ikin – kanë ikë para tyre miliona polakë, miliona bullgarë, qindra mijëra kroatë, dhjetëra mijëra serbë, gati një milion shqiptarë të Shqipërisë… Njerëzit e varfër ikin nga vendi i tyre në kërkim të mbijetesës apo edhe të jetës më të mirë.

Çka po pritni ju? Po mendoni që ngopen të varfërit duke kqyrë postimet tuaja në FB për ushqimet që hani e pushimet që bëni?! Mendoni se mjafton me ju pa qysh po kënaqeni e me u kënaqë edhe ata?!

Më dhemb edhe mu zbrazja, por a kemi fytyrë me iu thanë njerëzve rrini e knaquni tuj na kqyrë neve qysh po knaqemi, rrini le t’ju vrasin e t’ju djegin, rrini se mund të vriteni tek prisni për të marrë ndihmat sociale në bankë, rrini se mund t’ju shtyp ndonjë me makinë fëmija i harlisur i ndonjë krimineli, rrini e merrni diploma të lodhta, rrini e merrni nga 180 a 200 euro rrogë që pronari jua bën me gjak, rrini e mbytuni në vendet e punës, flijohuni për shefat që nuk ju sigurojnë kushte pune, rrini e plasni si thiu të izoluar deri në fushatat zgjedhore ku ju premtohet punë a ndonje mandat asamblisti, rrini sa me i validu konkurset e kurdisura të akraballekut, rrini se… Hiç mos rrini. Po gjetët punë jashte, shkoni e punoni, mos çoni pare këtu se ja’u hanë te verdha, por nëse shkoni shkollojini fëmijët atje. Kosovën mos e hiqni prej mendjes. Llogariteni tokë tuajen të premtuar ku duhet të ktheheni dhe ta bëni vend për së mbari. Ne kemi dështu tashmë…