Me lule kujtohet Fadil Vokrri

Me lule kujtohet Fadil Vokrri

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Vlora Dumoshi, kryetari i FFK-së Agim Ademi, sekretari gjeneral i FFK-së Eroll Salihu, KE i shtëpisë së futbollit, Dardanët, gjyqtarë, trajnerë dhe pjesëtarë të tjerë kujtuan me lule Fadil Vokrrin në dy vjetorin e vdekjes.

 

Dumoshi dhe Ademi e kujtuan me disa fjalë Vokrrin ndërsa vlerësuan lart punën dhe angazhimin e tij në lobimin dhe ndërkombëtarizimin e Losovës në FIFA dhe UEFA.

 

Eroll Salihu tha se vendi i Vokrrit ka mbetur bosh dhe se është i pazëvendësueshëm. / Insajderi.com