Me muzikë nuk po ia do, por me palestër Adelina Berisha i bënë për vete të gjithë

Me muzikë nuk po ia do, por me palestër Adelina Berisha i bënë për vete të gjithë

Karrierën muzikore e ka filluar qysh në moshë të re, por edhe në ditët e sotme nuk është që gëzon shumë popullaritet.

Fjala është për këngëtaren shqiptare nga Kosova, Adelina Berisha e cila kohët e fundit nuk është fort hit në muzikë ndonëse publikime të këngëve sjell goxha shpesh, shkruan Insajderi.

© Adelina Berisha [instagram]

Por ajo për çka mund të shquhet më shumë është bukuria. Adelinën, si pak yje të estradës, e njohim qysh kur ka qenë e vogël dhe qysh atë kohë ajo ka pasur një fytyrë të hijshme për dallim nga shumë yje të tjera të cilat janë bërë të bukura nga ndërhyrjet kirurgjike.

Berisha në fakt gëzon edhe linja të bukura dhe të bujshme trupore. Ajo madje me këtë punë merr vëmendje goxha shumë. Kësaj here këngëtarja ka vendosur që disa momente nga palestra t’i ndajë me publikun por jo në llogarinë e saj.

Trajneri i Adelinës, në “Instagram” ka publikuar dy video storje të shkurtëra derisa theksin e veçantë e ka pasur tek të pasmet e saj.

Kënduesja e hitit “Diçka ma shumë” është filmuar duke kërcyer lartë e poshtë teksa po i ushtronte vithet. Shtati i saj i shkurtër jo rrallëherë komentohet, por kjo nuk duket t’i bëjë punë asaj.

© Adelina Berisha [instagram]

Duhet theksuar se këngëtarja nuk ka sjellë ndonjë këngë të re qe më shumë se dy muaj. “Coco” titullohet bashkëpunimi i saj i fundit me një djal të ri në këtë fushë i cili po provon të futet në estradë me nofkën “Egoo”.

Kjo këngë pas kësaj periudhe ka arritur të mbleshë mbi 1-milion shikime në YouTube.

/ © Insjaderi /

Shikoni episodin e ri të “Review”:

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Gepostet von Review am Samstag, 19. Oktober 2019