Më në fund – Diona Fona publikon “Sheqer”-in

Më në fund – Diona Fona publikon “Sheqer”-in

Siç edhe e kishte paralajmëruar ditë më parë, këngëtarja Diona Fona ka publikuar këngën e re, njofton Insajderi.

“Sheqer” mban titullin projekti i ri i artistes, i cili është realizuar edhe me video-klip.

Protagonist i këtij projekti është Andi Artani, djali nga Peja, i cili aktualisht po merr pjesë në programin e dashurisë në Shqipëri “Për’puthen”.

Tekstin dhe melodinë e këngës e ka bërë Tonic dhe Denk, kurse për ‘beat-in’ është përkujdesur DjR BEATZ & Dj BANNZZ & TONIC./Insajderi.com