Më në fund e dimë se kur do të publikohet sezoni i ri i “Lucifer”

Më në fund e dimë se kur do të publikohet sezoni i ri i “Lucifer”

Vera u bë pak më e nxehtë tani që Netflix zbuloi që seriali “Lucifer” po rikthehet në maj për pjesën e dytë të sezonit të pestë, njofton Insajderi.

Lajmi për publikimin e sezonit u bë publik së pari herë në Tëitter.

“E dimë që më shumë episode është ajo që ju dëshironi. Sezoni 5B vjen në Netflix me 28 maj”, shkruhet në postim.

Seriali që ka temë të mbinatyrshmen, paraqet Luciferin i cili është i mërzitur dhe i pakënaqur si zot i ferrit. Ai jep dorëheqjen nga froni dhe braktis mbretërinë e tij për në Los Anxhelos, dhe përfundon duke ndihmuar detektiven e LAPD, Chloe Decker.

Në sezonin e pestë sekrete do të zbulohen dhe personazhe të dashur do të vdesin. /Insajderi.com