Pas tre muaj e gjysmë, Arsenal arrin ta fitoj një ndeshje në Premier League.
Hera e fundit ishte ndaj West Ham 1:0 në fillim të muajit mars, kurse më pas për shkak të pandemisë, futbolli në Angli u pezullua.
Arsenal të enjten mbrëma mposhti 2:0 skuadrën vendëse Southampton.
Nkeitah shënoi i pari pas 20 minutave për Arsenal.
Arsenal vuajti shumë për ta ruajtur rezultatin, kurse lehtësim pati pasi Stephens u përjashtua direkt me të kuq pesë minuta para fundit, pasi ishte i fundit kur ndali Aubameyang që po shënonte.
Kjo nuk ndodhi, por dy minuta më pas, ËIllock i dha fitoren Arsenalit në udhëtim 2:0.
Krejt ndeshjen për Arsenal e luajtën dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Insajderi.com